LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të mos e lansojë gjatë këtij muaji iPhonin më të lirë deri tani

Apple mund të mos e lansojë gjatë këtij muaji iPhonin më të lirë deri tani

Disa muaj më parë, ishte shpërndarë lajmi se Apple mund ta lansojë gjatë marsit iPhonin më të lirë deri më tani, që pritet të quhet iPhone 9 apo iPhone SE 2.

Mirëpo, nëse bazohemi në CultOfMac, kjo nuk pritet të ndodhë, së paku gjatë këtij muaji të paralajmëruar, transmeton Telegrafi.


Burime brenda Apple, kanë bërë të ditur se ka probleme të mëdha në prodhim të këtij telefoni, gjë që do të shtyjë lansimin për një kohë krejt tjetër.

Nëse është e vërtetë, shtyrja mund të ndodhë si rezultat i disa faktorëve, të gjitha të lidhura me shpërthimin e coronavirusit, si vonesat e prodhimit dhe vështirësitë në Kinë ku prodhohet iPhone, si dhe ndalimi i fundit i tubimeve masive në Santa Clara, ku është selia kryesore e Apple.

Raporti i djeshëm thoshte se konferenca WWDC e Apple, që zakonisht zhvillohet në qershor, është gjithashtu në rrezik për shkak të ndalimit të tubimeve masive.

Aktualisht, ndalimi është në fuqi vetëm deri në fund të marsit, ndërsa nëse përhapja e coronavirusit përkeqësohet, ka të ngjarë të zgjatet.

Deri më tani, asnjë prej këtyre njoftimeve nuk është konfirmuar nga Apple, andaj nuk dihet kur do të zhvillohet WWDC 2020, apo nëse do të fillojë lansimi i telefonit të lirë.

Kohëve të fundit, është thënë se ky iPhone që pritet të kushtojë rreth 355 euro, do të lansohej në një aktivitet ku do të prezantoheshin përditësimet e MacBook Pro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori