LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të jetë duke punuar për kufje më të përballueshme Vision Pro – që pritet të arrijnë në vitin 2025

Apple mund të jetë duke punuar për kufje më të përballueshme Vision Pro – që pritet të arrijnë në vitin 2025

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po planifikon të ofrojë një version më të përballueshëm të kufjeve Vision Pro dhe ka të ngjarë që një version i tillë të arrijë diku në vitin 2025.

Kjo për shkak se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çmimi prej 3,499 dollarësh është padyshim “shumë kufizues” dhe Vision Pro si produkt nuk është menduar për adoptim masiv.

Raporti nga Gurman pretendon se kompania fillimisht po mendonte të vononte shpalljen e çmimit të Vision Pro për shkak të publicitetit negativ, por preferoi t’u jepte të gjithëve 9 muaj kohë për t’u mësuar me të.


Kufjet e ardhshme, nga ana tjetër, të quajtura vetëm Vision ose Vision One, do të synojnë adoptimin masiv.

Apple mund të përdorë ekrane dhe specifika të tjera “të nivelit më të ulët”.

Nga ana tjetër, Apple do të përpiqet të ruajë disa nga veçoritë kryesore, si ekrani i jashtëm EyeSight dhe sistemi i gjurmimit me dorë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Teknologji
ChatGPT

ChatGPT "rikthehet në punë" pas ndërprerjes që goditi mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Kalo në kategori