LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson iPad Mini

Apple lanson iPad Mini

Apple është duke përgatitur një kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7.85 inç, të cilin thuhet se do ta shesë për një çmim prej 199 dollarësh, dhe pa kontratë me operatorin.

Pajisja e vogël e xhepit, për të cilën thuhet se është versioni më i ri i iPad do të bazohet në sistemin operativ të Apple, iOS, tashmë ka rënë në duart e revistës Forbes, e cila i ka dhënë para një punëtori të Apple për ta poseduar prototipin e iPad.

Versioni më i ri i tabletit më të famshëm në botë, iPad Mini do të jetë në tregun botëror në pjesën e fundit të vitit 2012.

Nëse ndodh që Apple ta lansojë modelin minimal të iPad, kjo do të shihet si tentimi i kompanisë për tu përgjigjur ndaj rivalit Amazon Kindle Fire. / Telegrafi /