LAJMI I FUNDIT:

Apple krijon shërbimin e radios?

Apple krijon shërbimin e radios?

Në kohët e fundit ka filluar të qarkulloj një spekulim që thotë se Apple po punon në krijimin e shërbimit të radios së saj online.

Ndërsa, sipas raporteve të fundit nga Bloomberg, shërbimi do të lansohet në fillim të vitit tjetër apo në çerekun e parë të 2013.

Siç thuhet, Apple është në diskutime për bashkëpunim me emra të mëdhenjë të kompanive muzikore ndërsa kontrata mes kompanive dhe gjigantit teknologjik mund të nënshkruhet në mes të muajit të ardhshëm.

Radioja e Apple pritet të jetë pa pagesë dhe do të jetë e mbështetur nga reklamat e ndryshme. Ndërsa, kompanitë muzikore thuhet se janë në diskutim rreth ndarjes të të ardhurave që do t’i fitojnë nga ky bashkëpunim.


Nëse ky spekulim është i bazuar në planet e vërteta të Apple, atëherë mund të presim një shërbim që do të hyj në treg me hapa të shpejtë dhe një radio online, konkurente të Pandora dhe Spotify. Sapo të kemi ndonjë informatë të re, do të jua bëjmë të ditur. /Telegrafi/