LAJMI I FUNDIT:

Apple konfirmon probleme të reja serioze për përdoruesit e iPad dhe iPhone

Apple konfirmon probleme të reja serioze për përdoruesit e iPad dhe iPhone

Apple iOS 13.5 është përditësimi më i rëndësishëm i iOS ndër vite dhe vlerësuesit e shumtë rekomandojmë fuqimisht ta instaloni. Por edhe ky version i ri i sistemit operativ nuk është pa probleme.

AppleInsider deklaron se iPad me 10.5-inç është më së shpeshti i prekur nga ristartimi që ndodhë “midis 30 sekondash dhe 45 sekondash pas qasjes në llogari”.


Ristartimi i plotë dhe madje vendosja e pajisjeve në modalitetin DFU nuk e kanë rregulluar problemin për shumë përdorues. Është interesante të theksohet se ka edhe raporte të izoluara se ky problem po ndodhë edhe në iPhone, ndërsa çështja duket se përfshin iPadOS / iOS 13.4.1 dhe 13.5 për përdoruesit.

Është një histori e ngjashme me lëshimin e fajllave MP4 me problemin që përfshin të dy versionet, 13.4.1 dhe 13.5, dhe përdoruesit thuhet se kanë humbur qasjen në video libraritë e tyre, sidomos me aplikacionet si NPlayer dhe InFuse.

Ndërsa Apple kaloi regjistrimin e parazgjedhur të videos në HEVC në iOS 11, mbështetja për këtë mbetet e përzier kështu që kalimi i tij në MP4 (ende formati më i njohur në botë) është një opsion i preferuar.

“Unë e raportova këtë në Apple dhe sugjerimi i vetëm që ata më dhanë që nuk e kisha provuar tashmë ishte të fshija dhe instaloja përsëri aplikacionin me program televiziv. Por as kjo nuk ndihmoi. Paçim fat të gjithë ne! ” raportoi dje një përdorues i prekur nga ky problem.