LAJMI I FUNDIT:

Apple gjeneron 54 miliardë dollarë të hyra, shet 75 milionë pajisje për 3 muaj!

Apple gjeneron 54 miliardë dollarë të hyra, shet 75 milionë pajisje për 3 muaj!

Apple ka publikuar rezultatet e saj financiare për vitin e kaluar, në të cilin kompania ka arritur të gjenerojë më 54 miliardë dollarë në të hyra dhe një profit neto prej 13.1 miliardë për tremujorin e fundit.

Për më shumë, Apple ka njoftuar se totali i pajisjeve të shitura në këtë tremujor arrin totalin prej 47.8 milionë iPhone-ëve, një rritje kjo nga 37 milionë sa kishte shitur në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Apple gjithashtu ka shitur 22.9 milionë iPad, në krahasim me 15.4 milionë sa kishte shitur një vit më parë, si dhe 4.1 milionë kompjuterë iMac, apo 1.1 milionë më pak se sa një vit më parë kur kishte shitur 5.2 milionë në total.


Shitjet e iPod ishin gjithashtu në rënie, pasi që Apple kësaj radhe ka arritur të shesë 12.7 milionë iPod kundrejt 15.4 milionëve që kishte shitur një vit më parë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me të hyrat rekorde që arrijë shifrën prej 54 miliardë dollarë, ndërsa kemi shitur më shumë se 75 milionë pajisje iOS për një tremujor të vetëm” ka thënë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple. / Telegrafi /