LAJMI I FUNDIT:

Apple e ul sasinë e Watch në prodhim

Apple e ul sasinë e Watch në prodhim

Apple pritet të kenë një sasi fillestare të prodhimit prej tre milionë njësive për orën e saj të parë të quajtur Apple Watch, e cila pritet të paraqitet në treg muajin e ardhshëm.

Më parë ishte thënë se kompania më e madhe amerikane pritet të prodhojë rreth 3 milionë njësi të Apple Watch çdo muaj.
Ndërsa tani sipas një raporti të ri thuhet se Apple është dashur ti anulojë disa nga planet e saj të prodhimit për Apple Watch, përkatësisht ta ulë sasinë nga 3 milionë njësi në rreth 1.2 apo 1.5 milionë njësi për muaj.

Lajmi është bërë i ditur nga kontraktorët e Apple dhe sipas tyre, sasia e reduktuar ka të bëjë me problemet në prodhim dhe ekranin e orës së re të mençur.

LG është kompania që e bën prodhimin e ekraneve të orës së Apple, dhe për ata është thënë se janë duke hasur në probleme me prodhimin e ekraneve. (Telegrafi)