LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Stabiliteti fiskal si dhe qeverisja e mirë ekonomike janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës

Apostolova: Stabiliteti fiskal si dhe qeverisja e mirë ekonomike janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës

Stabiliteti makro-ekonomik dhe fiskal si dhe qeverisja e mirë ekonomike, janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës, kështu u tha gjatë takimit të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Bislimi dhe Apostolova po ashtu në këtë takim kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në ndihmën që BE-ja bënë për Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe përdorimin e duhur të kësaj ndihme nga institucionet.

Ministri Bislimi ka njoftuar Apostolovën për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe Transfereve gjatë këtij mandati katër vjeçar të qeverisë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së.


“Stabiliteti makro-ekonomik dhe fiskal si dhe qeverisja ekonomike, janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës, e ndjekur nga BE-ja përmes Programit të Reformës Ekonomike dhe dialogut ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova merr pjesë”, ka thënë Apostolova. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori