LAJMI I FUNDIT:

Apostollova: Ndaj Universitetit ‘MIT’ janë hakmarrë politikisht (Video)

Apostollova: Ndaj Universitetit ‘MIT’ janë hakmarrë politikisht (Video)

Pronarja e Universitetit ‘MIT’ në Shkup ka reaguar ndaj hyrjes të policisë financiare dhe Drejtorisë për të Ardhura Publik për të kërkuar dokumente për funksionimin e këtij Universiteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Biljana Apostollova, pronare e Universitetit MIT mbrëmë për kontrollin e rreptë tha ”Kjo që i bëhet Universitetit tonë është një pengesë që është organizuar nga shtetit. Kanë koordinuar aksion në mes policisë financiare, DAP-it dhe policisë speciale. Unë para disa javëve e kam kritikuar ish-kryeministrin Gruevski për mënyrën se si ndahen akreditimet dhe lejet për punë dhe ja përgjigja. ”
”Më janë marrë dy telefonat dhe gjithashtu i është marrë telefoni dhe i janë ndaluar komunikimet edhe rektorit të Universitetit. Nuk ka të arrestuar por nga policia ende ka inspektorë që ende qëndrojnë në objektin e Universitetit.” tha mes tjerash Apostollova, pronare e Universitetit MIT./Telegrafi/