LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi për anëtarësim në BE, shtatë hapat e Kosovës deri në marrjen e statusit të vendit kandidat

Aplikimi për anëtarësim në BE, shtatë hapat e Kosovës deri në marrjen e statusit të vendit kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.


Instituti EPIK ka shpjeguar procedurën, kriteret dhe hapat që duhet përmbushur Kosova për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, transmeton Telegrafi.

Sipas institutit EPIK, hapi i parë është përmbushur me dorëzimin e kërkesë për anëtarësim në BE pranë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, që në këtë rast është ajo e Çekisë.

Hapi tjetër është kur Këshilli për Çështje të Përgjithshme kërkon nga Komisioni Evropian opinon mbi meritat e kërkesës.

Më pastaj, Komisioni Evropian i dërgon Kosovës pyetësorin me mbi 2,000 pyetje për çdo fushë të legjislacionit të BE-së.

Kosova përgatit përgjigjet në pyetësorin dhe i dorëzon në Komisionin Evropian.

Komisioni përgatit raportin e tij (Avis) bazuar në përgjigjet e institucioneve dhe kontributet e tjera.

Komisioni dorëzon raportin e tij pranë Këshillit, me vlerësimin e tij nëse Kosova ka përmbushur kriteret për të fituar statusin e vendit kandidat.

Në rast të mendimit pozitiv Këshilli I BE-së dhe më pastaj Këshilli Evropian vendos me unanimitet që t’i jap Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, duke folur se sa do t’i duhet Kosovës për konsumimin e këtyre hapave, ka thënë se “në skenarin pesimist Bosnjës i janë dashur shtatë vite, ndërsa në skenarin optimist Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë së Veriut nga dy vite”.

Lidhur me afatet e anëtarësimit ka folur edhe kryeministri Kurti, pas dorëzimit të kërkesës zyrtare.

“Ne e dimë që janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme që nga Finlanda e Suedia që u janë dashur 3 vjet deri te Malta e Qipro që janë dashur 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh është reale për Kosovën që të paguaj këtë mesatare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se Bashkimi Evropian është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori