LAJMI I FUNDIT:

Apelojnë shqiptaro-amerikanët: Veproni bashkë me SHBA-në

Apelojnë shqiptaro-amerikanët: Veproni bashkë me SHBA-në

“Amerika është e vendosur që të përkrahë finalizimin e shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi me Amerikën dhe Kosovën, dhe besojmë se ky rast paraqet një moment historik për të arritur një zgjidhje përfundimtare, të bazuar në drejtësi dhe stabilitet”, thuhet në një Apel të shqiptaro-amerikanëve.

“Prandaj apelojmë tek institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës që të veprojmë hapur dhe bashkërisht me Amerikën, siç bëjnë miqtë dhe aleatët e vërtetë”


20 emra e kanë nënshkruar apelin, ku bëhet thirrje për besim te SHBA dhe për unitet politik në Kosovë.

APEL NGA SHQIPTARO-AMERIKANËT

Ne të poshtënënshkruarit, aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, me përvoja disa dekadëshe në forcimin e bashkëpunimit dhe të përkrahjes së ShBA-së për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan, nëpërmjet kësaj letre rishprehim besimin se lidhja mes ShBA-së dhe shqiptarëve mbetet miqësore, e dëshmuar dhe e vendosur që të bëhet edhe më e qëndrueshme. Mbështetja e Amerikës për shqiptarët nuk ka munguar që prej pavarësisë së Shqipërisë, ka vijuar me pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon ende për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Kjo lidhje përtej shekullore do të fuqizohet dhe do të zgjerohet sot dhe në të ardhmen. Çlirimi i Kosovës nga Serbia më 1999 ishte përpjekje e vështirë dhe heroike shqiptare, në të cilën Amerika me Perëndimin luajtën rol kyç. Dy dekada pas çlirimit, Amerika është e vendosur që të përkrahë finalizimin e shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi me Amerikën dhe Kosovën, dhe besojmë se ky rast paraqet një moment historik për të arritur një zgjidhje përfundimtare, të bazuar në drejtësi dhe stabilitet. Mbyllja e procesit të paqes mes Kosovës dhe Serbisë kërkon angazhim, guxim dhe unitet mes udhëheqësisë dhe popullit të Kosovës. Liderët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me besim në njëri-tjetrin dhe Amerikën. Ne jemi të bindur që, në koherencë me mbështetjen bi partizane nga të gjitha qeveritë e mëparme amerikane, edhe Qeveria e Presidentit Trump është e përkushtuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe forcimin e shtetësisë dhe të sovranitetit të Kosovës. Ne dhe i gjithë komuniteti shqiptar në ShBA, si gjithmonë, jemi të gatshëm për të qenë aktivë në kërkesat tona që shteti amerikan, me gjithë fuqinë dhe peshën e vet, t’i mbrojë edhe më tutje interesat vitalë të Kosovës, të cilët gjithsesi janë edhe interesa vitalë të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj apelojmë tek institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës që të veprojmë hapur dhe bashkërisht me Amerikën, siç bëjnë miqtë dhe aleatët e vërtetë.

Ilir Bytyqi (Familja Bytyqi), New York

Bleron Baraliu, New York

Donika Bardha, Michigan

Ekrem Bardha, Michigan

Elmi Berisha, New York

Musa Dakaj, New York

Drilon S. Gashi, Washington DC

Shaqir Gashi, New Jersey

Gjovalin Gegaj, Michigan

Vedat Gashi, New York

Zenun Halili, Texas

Lumi Hadri, New York

Eglantina Kica, Rhode Island

Drin Kryeziu, North Carolina

Richard Lukaj, Connecticut

Uk Lushi, New York

Nick Markola, New York

Bruno Selimaj, New York

Shpresa Xhakli, New Jersey

Rexhë Xhakli, New Jersey

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori