LAJMI I FUNDIT:

Apeli merr vendim të ri lidhur me aksidentin tragjik te rruga “B” ku humbën jetën dy vajza

Apeli merr vendim të ri lidhur me aksidentin tragjik te rruga “B” ku humbën jetën dy vajza

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë, kundër vendimit mbi ndërprerjen e paraburgimit, ndaj të pandehurit L.M.

“Ky i fundit u shpall fajtor ditë më parë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 e 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për çka u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim, vendim ky që nuk do të ekzekutohet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Po të njëjtën ditë, me anë të një aktvendimi të posaçëm, të akuzuarit iu ndërpre masa e paraburgimit, kurse kundër ndërprerjes së kësaj mase ushtroi ankesë prokuroria.


Dënohet me 3 vite e gjysmë burg, i riu i cili goditi për vdekje dy këmbësoret te Rruga "B"
Lexo po ashtu Dënohet me 3 vite e gjysmë burg, i riu i cili goditi për vdekje dy këmbësoret te Rruga "B"

Gjykata e Apelit konsideron se ankesa e prokurorisë është e bazuar dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë P.nr.87/2019 duhet të anuluar, dhe i njëjti t’i kthehet asaj në rivendosje.

Gjykata e Apelit vlerëson se arsyetimi i dhënë nuk mundi ta bind këtë gjykatë, se me të vërtetë si i tillë është i mjaftueshëm dhe bindës dhe konform dispozitave ligjore, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ngase sipas vlerësimit të Kolegjit, arsyetimi është jo i plotë, i mangët”, thuhet në njoftimin për media.

Deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari mbetet në liri.

Gjykata e Apelit akoma nuk ka pranuar ankesë kundër aktgjykimit me anë të cilit, i pandehuri është dënuar për veprën penale në fjalë. Sapo të pranoj do të vendos brenda një afati të arsyeshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori