Departamenti Special i Gjykatës së Apelit në Prishtinë e ka kthyer lëndën në rivendosje, dhe kështu aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, nuk është konfirmuar.
Gjatë muajit Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kishte vazhduar masën e paraqitjes së detyrueshme në polici edhe për dy muaj të Dragisha Markoviq, Silvana Arsoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët dyshohen se u kanë ndihmuar autorëve me veprimet e tyre në kryerje të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Avokati mbrojtës, Musa Damati i të akuzuarës, Silvana Arsoviq, e cila ka qenë asistente e partisë, tregon për KosovaPress janë aprovuar ankesat dhe kundërshtimet e avokatëve në këtë rast penal.
“Aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, nuk është konfirmuar. Përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës së Apelit në Prishtinë e ka kthyer lëndën në rivendosje. Duke i aprovuar me këtë mënyrë ankesat dhe kundërshtimet e avokatëve në këtë rast penal”, deklaron Damati.
Ndër tjera, Damati shton se përveç të dyshuarave të cilët janë të përfshirë në këtë procedurë, ekzistojnë dyshimet edhe për figura të tjera të biznesit, politikës dhe mafias.
“Përveç kësaj si fitore juridike e mbrojtjes konsiderohet se edhe në raport me klientën time, është refuzuar propozimi i Prokurorisë Speciale për caktim të masës të arrestit shtëpiak, dhe është caktuar apo vazhduar masa e paraqitjes në stacionin policor në raport me klienten time. Me rëndësi është të theksohet se në këtë rast voluminoz penal përveç të dyshuarve të cilat janë në procedurë, ekzistojnë dyshimet preliminare se kemi të bëjmë edhe me figura të tjera të botës së biznesit, politikës dhe mafias të cilat janë të dyshuar në këtë rast penal”, thekson ai.
Damati thekson se duke u bazuar në vendimin e fundit në këtë rast penal, pritet që të procedohet më tutje me shqyrtimin lidhur me rivendosjen në këtë rast.
Lideri i Partisë Liri, Demokraci dhe Barazi, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje më 16 janar 2018 në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Mediat serbe e përshkruan vrasjen si akt të kryer në makinë nga më shumë se një person, derisa Ivanoviq po shkonte në zyrat e partisë. Policia dyshon se një makinë e gjendur e djegur në një tjetër rrugë të Mitrovicës është përdorur nga autorët e krimit, e më pas është djegur për të humbur gjurmët.
Në nëntor 2019, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe