Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1998, Çaslav Joliq, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës.
Joliq më 10.06.2024 ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh në bazë të ligjit penal të ish-RSFJ-së.
Vendimi lidhur me këtë rast ishte marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Musa Konxheli, Valbona Musliu-Selimaj dhe Mentor Bajraktari.
“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit Ç.J-av.M.B., aktgjykimi Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, ANULOHET dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
“I akuzuari Ç.J. mbetet nën masën e paraburgimit gjersa gjykata e shkallës së parë në rigjykim merr vendim tjetër”, thuhet tutje në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Kundër aktgjykimit të Gjykatës themelore në afatin ligjor ankesë në Gjykatën e Apelit ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Miodrag Brklaç, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin dhe shpenzimet e procedurës penale, me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, ta ndryshojë aktgjykimin e ankimuar dhe të akuzuarin ta lirojë nga akuza apo lëndën ta kthejë në rigjykim dhe rivendosje ose që aktgjykimin e ankimuar ta ndryshojë përkitazi me vendimin mbi dënimin duke i shqiptuar një dënim më të butë, raporton Kallxo.com.
Përgjigje ndaj ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit ka ushtruar prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me propozim që ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit të hidhet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i Themelores të vërtetohet.
Ndaj ankesës së avokatit Prokuroria e Apelit ka paraqitur parashtresë përmes së cilës ka propozuar që të refuzohet ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit Çaslav Joliq, avokatit Miodrag Bërklaç si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i Themelores të vërtetohet.
Gjykata e Apelit pas marrjes së ankesës dhe përgjigjeve ndaj ankesës, ka caktuar dhe mbajtur seancën e kolegjit ku kanë prezantuar të dëmtuarit Z.M. dhe N.C., i akuzuari Çaslav Joliq me avokatin e tij Miodrag Bërklaç, ndërkaq nuk ka prezantuar askush nga Prokuroria e Apelit.
“Gjykata e Apelit analizoi aktgjykimin e ankimuar së bashku me shkresat e lëndës, detyrimisht në kuptim të dispozitës së nenit 394 par.1 të KPPK, vlerësoi pretendimet ankimore të mbrojtësit e të akuzuarit Ç.J-av. M.B., si dhe përgjigjen në ankesë e ushtruara nga PSRK dhe gjeti se: ankesa është e bazuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit
Ky vendim është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët Burim Ademi, Vaton Durguti dhe Kreshnik Radoniqi.
Çka thotë dosja e Prokurorisë?
Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com, në vitin 1998, në lagjen “Bllagaq” të fshatit Gurakoc, ishte rrëzuar një helikopter i forcave policore dhe ushtarake serbe dhe për këtë arsye i dëmtuari Z.M. po i shoqëronte për te vendi i ngjarjes dy gazetarë, njëri anglez e tjetri belg, së bashku me një përkthyese shqiptare.
Me të arritur te vendi i ngjarjes nga shtëpia e Rosa Pejoçinoviqit dalin pesë persona të veshur me uniformë të Policisë serbe, Radule (Dule) Pejoçinoviq, Çaslav Joliq, Darko Pejçinoviq, Millosh Joliq dhe një person tjetër i paidentifikuar. Të njëjtit akuzojnë të dëmtuarin Z.M. se pse i kishte sjellë gazetarët në vendin e ngjarjes. Pas këtyre akuzave të lartcekurit e sulmojnë fizikisht dhe dy prej policëve e kapin për krahu dhe në prezencë të gazetarëve kishin filluar ta godisnin me grushte dhe shqelma për një periudhë prej 20 minutave deri sa në një moment personi me nofkën (Dule) e kishte goditur me boks në kokë të dëmtuarin më ç’rast Z.M. kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar në tokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas dosjes së Prokurorisë, më 15 mars të vitit 1998, derisa i dëmtuari tjetër N.F. po pinte kafe në restorantin “Shija” në Gurakoc, i shoqëruar nga disa persona, në lokal kishin shkuar 5 policë serbë dhe duke e kapur për qafe e kishin tërhequr zvarrë jashtë lokalit, pastaj të gjithë fillojnë ta sulmojnë fizikisht duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas aktakuzës, polici me emrin Rade Pituliq e kishte goditur me tytë të automatikut disa herë në kokë duke ia mbuluar tërë trupin në gjak, dhe duke e tërhequr zvarrë e kishin dërguar në stacion të Policisë në Gurakoc. Tutje në dosje thuhet se duke e dërguar në stacion të dëmtuarin e njoftojnë se do ta ekzekutojnë. Ndërsa më 28 mars të po të njëjtit vit të dëmtuarin e kishin detyruar që ta lëshojë shtëpinë si çdo banor tjetër i fshatit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit