Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të mbetet një ndër femrat shqiptare që gjithnjë komentohet për paraqitjet e saj.

Bukuroshja është një ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, në të cilat thuajse çdo ditë ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.


Ajo së fundi është shfaqur mjaft provokuese në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shfaqet e veshur vetëm në bikini të zi gjersa sipër krahëve ka një sako të zeza, e cila gjë e bën tejet seksi.

"Mund te afrohesh vetëm një herë, sepse në herat tjera do jetë vështirë të më afrohesh", ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar për bukuroshen Hadërgjonaj. /Telegrafi/