LAJMI I FUNDIT:

Anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës ku është vendosur që të anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, kurse, ka autorizuar Komisionin për Çështje Normative që në afat sa më të shpejtë të hartojë rregulloren për emërimin e kryeprokurorëve bazuar në ndryshimet ligjore dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli po ashtu ka caktuar prokurorin Afrim Shefkiu, ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të PRSK-së.


Kryesuesi Bahri Hyseni ka thënë në fillim të takimit se Këshillin Prokurorial të Kosovës e presin procese të rëndësishme, realizimi i të cilave kërkon dinamikë të shtuar, të cilat do të zbatohen me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të fuqizimit dhe avancimit të përgjithshëm të sistemit prokurorial.

Këshilli ka miratuar edhe shpalljet për avancim të dy pozitave për prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të një pozite për prokurorë në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Ferizaj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori