LAJMI I FUNDIT:

Antioksidantët, mjeti më i mirë për kujdesin e fytyrës

Antioksidantët, mjeti më i mirë për kujdesin e fytyrës

Le t’i kthemi pak lëndës së kimisë gjatë shkollës së mesme. Imagjinojeni këtë: Ekzistojnë grupe të paqëndrueshme të atomeve në ajër të cilat quhen rrezatime të lira, dhe që oksidizohen dhe thyhen kur vijnë në kontakt me oksigjenin.

Mendoni një rriskë molle e cila ka qëndruar në tavolinë për një orë – ajo fillon të merr ngjyrë kafe kur oksigjeni krijon kontakt me të dhe e thyen strukturën e vet kimike.

Në anën tjetër, antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e procesit të oksidizimit. Vitamina C është antioksidant i mirë, e cila jo vetëm që i stabilizon rrezatimet e lira dhe e ruan lëkurën nga dëmet, por sjellë edhe shumë përfitime tjera të anti-plakjes.

P.sh., vitamina C është dëshmuar se ndihmon në tonifikimin e lëkurës, i heq rrathët e zi poshtë syve, e përmirëson kualitetin e lëkurës, etj.

Vitaminën C mund ta gjeni në shumë ushqime të ndryshme. /Telegrafi/