LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni hap lëndë ndaj shefit të sapoemëruar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së RMV-së, Sashko Lafçiski

Antikorrupsioni hap lëndë ndaj shefit të sapoemëruar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së RMV-së, Sashko Lafçiski

Vetëm pak orë pasi Sashko Lafçiski u bë zyrtarisht Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut tre ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët e vuri në dyshim zgjedhjen e tij duke thënë se ai mori në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme postin që i takonte një shqiptari.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur rast për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, tha për “360 gradë” kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska.

“Ne kemi një çështje të hapur dhe i është caktuar një anëtari. Ka ardhur një ankesë dhe ka nisur procedura për sigurimin e dokumenteve për verifikimin e pretendimeve”, tha Dimitrovska.


Përkatësisht, vetëm pak orë pasi Sashko Lafçiski zyrtarisht u bë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut tre ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj  zgjedhjes së tij duke thënë se ai në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme mori pozitën që i takonte një shqiptari.

Sipas nënkryetarit të ASH-së, Krenar Loga, Lafçiski nuk i plotëson kushtet e nevojshme për këtë pozitë, përkatësisht ka qenë katër nivele nën standardet e kërkuara për shefin e Shtabit të Përgjithshëm.

“Një nga kushtet kryesore që Lafçiski nuk e plotëson është mosha dhe vjetërsia. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm i kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës Operative dhe rregullorja ligjore detyron të emërojë në krye të Shtabit të Përgjithshëm vetëm atë që ka qenë në krye të Komandës Operative për të paktën 6 muaj. Mbi të gjitha, si gjeneral brigade, Lafçiski nuk ka përvojën katërvjeçare që kërkon ligji për t’u emëruar gjeneral-major. Rekordi i tij si ushtarak, besueshmëria dhe reputacioni i tij në ushtri lë shumë për të dëshiruar, në rrethana jozyrtare dihet se ai nuk ishte i pajisur as me certifikatën e nevojshme të NATO-s”, tha Lloga.

Lafçiski e mori këtë post nga paraardhësi i tij, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori