Anthony Joshua po akuzohet se ka ndarë ish-kampionin botëror në boks me gruan (Foto)

Javën e kaluar, ish-kampioni i boksit për pesha të lehta, Amir Khan ka bërë ditur se është shkurorëzuar prej bashkëshortes Faryal Makhdoom.
Por, mediat sot kanë raportuar edhe arsyet e "vërteta" të ndarjes së çiftit që ishte martuar në vitin 2013.
Bukuroshja thuhet se ka tradhtuar ish-bashkëshortin me kampionin e botës në boks, boksierin britanik, Anthony Joshua.
Khan ka vazhduar të publikoj mesazhe në Twitter rreth tradhtisë bashkëshortore.
https://twitter.com/amirkingkhan/status/893459528334757889
Por, disa minutë më vonë, Joshua ka hedhur poshtë këto akuza përmes një mesazhi në Twitter.
Në fakt, ai ka publikuar këngën e këngëtarit amerikan Shaggy, “It Was’t me (Nuk jam unë)” dhe i ka sugjeruar që ta hetojë rastin pasi që ai nuk po flirton me ish-bashkëshorten e 30-vjeçarit. /Telegrafi/




























































