Kompania e telekomunikacionit AT&T do të mbajë kupën e radhës Annihilator Cup ku do të marrin pjesë streamer të famshëm si shroud, TimTheTatman etj.

Pas një konkursi të suksesshëm të lojërave të transmetimit të drejtpërdrejtë në Twitch në 2021, AT&T ka njoftuar rikthimin e Kupës së Annihilator për vitin 2022.


Turneu do të shfaqë disa nga krijuesit më të njohur të përmbajtjes në veprim, duke përfshirë TimTheTatman, Jake'nBake, Shroud, Lirik dhe më shumë.

Kupa do të zhvillohet duke filluar nga data 1 deri më 29 prill, në lojërat si Apex Legends, Dead by Daylight, Street Fighter V, Halo Infinite, CS:GO.

Gjithsej 20 streamer të ndryshëm do të garojnë në lojërat e përmendura më lartë, ku do të shpërndahen çmime në vlerë rreth 318.000 euro.

Lista e pjesëmarrësve: AlexiaRaye Bnans CouRage Doublelift Emiru Jake’n’Bake Jalon Jericho Keeoh Kruzadar Lirik Lululuvely Mizkif Noko PVPx Repullze Slayeas TimTheTatman Tommey shroud

/Telegrafi/

telegrafi sport app