Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë vazhdojnë të ankohen se taksa 100 për qind, e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po u shkakton dëme të mëdha bizneseve të shtetit fqinj.
Zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Laji, ka thënë se për 100 ditë, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj importit të produkteve që prodhohen në Serbia, në tregun e Kosovës janë plasuar më pak mallra serbe për mbi 100 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të paraprak.
“Kjo prakitikisht thotë se po humbim çdo ditë nga një milion euro shkak i taksës diskriminuese që e ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë. Ndërsa humbjet reale janë më të mëdha, sepse para vendosjes së këtyre barrierave ka pasur një trend të rritjes së plasmanit të mallrave nga Serbia në Kosovë. Ndërsa, për humbjet afatgjata as të mos flasim, kurse ato janë të pashmangshme shkaku i humbjes së tregut”, tha Lajiq për “Tanjug”
Ai tha se në situatën aktuale, kur plasmani i mallrave nga Serbia në Kosovë faktikisht është pamundësuar, është rritur eksporti i vendeve të tjera në tregun e Kosovës, kështu që Greqia dhe Hungaria në janar të këtij viti kanë eksportuar dyfish më shumë mallra në Kosovë, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, edhe Sllovenia ka shtuar eksportin në Kosovë për më shumë se 250%, kurse Maqedonia dhe Kroacia gjithashtu kanë rritur ndjeshëm eksportin në tregun e Kosovës.
“Në qoftë se taksa nuk hiqet, jo vetëm që do të deplasohet marrëveshja e CEFTA-së, por edhe iniciativa e tjera rajonale do të vihen në pikëpyetje të madhe. Është iluzionistë të bisedohet për çfarëdo tjetër, në qoftë se në këtë mënyrë pengohet qarkullimi i lirë i mallrave në Ballkanin Perëndimor.
Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj mallrave serbe si përgjigje ndaj fushatës kundër Kosovës që po e udhëheq shteti serb, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të shtetit tonë në organizatat ndërkombëtare.
Ndërkohë, BE dhe SHBA kanë kërkuar pezullimin e taksës, por kryeministri Haradinaj është këmbëngulës se nuk do ta heq apo pezullojë taksën, derisa Serbia ta njoh Kosovën, ose të nënshkruajë marrëveshje se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës