LAJMI I FUNDIT:

Ankohet Kremlini, thotë se SHBA-ja i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Ankohet Kremlini, thotë se SHBA-ja i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Kremlini ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë, pas vendimit për ta ndaluar importin e naftës, gazit dhe qymyrit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thekson se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë.

Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë në vend.


Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë ndalesa nënkupton që “populli amerikan do të përballë me një tjetër goditje” udhëheqësinë e Vladimir Putinit.

“Ne nuk do të subvencionojmë luftën e Putinit”, ka shtuar Biden.

Ai ka thënë se vendimi për të ndaluar importet e naftës është marrë “në konsultime të ngushta” me aleatët.

Edhe Britania e Madhe ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse. Po ashtu, Komisioni Evropian ka njoftuar se planifikon të kufizojë importet e gazit rus.

Kujtojmë se Putin kishte urdhëruar “operacion special” ushtarak në Ukrainë. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. /Telegrafi/