LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -4° clearsky_night

Ankohen banorët e rrugës ‘Lah Nimani’ në Mitrovicë: Është bllokuar lagjja nga punimet

Ankohen banorët e rrugës ‘Lah Nimani’ në Mitrovicë: Është bllokuar lagjja nga punimet

Punimet në rrugën “Lah Nimani”, në qendër të Mitrovicës po vazhdojnë edhe më shumë se një vit pas fillimit të realizimit të projektit. Banorët ankohen se si rezultat, është bllokuar në tërësi lagjja.

Në fund të muajit mars të vitit të kaluar kishin nisur punimet, por një vit pas, ende nuk është e lirë për qarkullim.

Bëhet fjalë për një prej rrugëve me rëndësi thelbësore për qendrën e Mitrovicës së Jugut, të emërtuar sipas boksierit Lah Nimani.


Megjithëse ishte pritur shumë vite për fillimin e punimeve, situata tani është bërë e padurueshme për banorët e saj.

“ Na pengon shumë se edhe si banorë edhe si biznese na pengon mjaft shumë. Është ajo pjesa në fund që është largu edhe pasi është shtru. Po na pengon shumë pasi nuk ka as qarkullim këtu,  është blloku komplet mahalla këtu,” ka thënë banori, Vullnet Shyti.

“ Met tregu drejt,  boll po na pengon zhurma, boll po na shqetëson se që një vit  jam këtu,  prej atëhershit është qashtu,” tha një tjetër banor, Selahedin Miremi.

Derisa ekipi i televizionit ka qenë aty, për t’i parë nga afër punimet në terren doli edhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.

Por Tmava, nuk ka pranuar të prononcohet për punimet e as për largimin e asfaltit të shtruar pak ditë më herët.

Përgjigjet, Tmava ka referuar të merren tek postim i tij në rrjete sociale, ku ishte arsyetuar se shkak për largimin e asfaltit, ishte mungesa e cilësisë, dhe qëllimi i komunës që investimet publike të jenë të standaradeve të larta./TV Dukagjini/

Në trend

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori