LAJMI I FUNDIT:

Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje

Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Termokos

Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për muajin tetor dhe nëntor është shtrenjtuar për rreth 30%, i ka kundërshtuar Ngrohtorja e Kryeqytetit.

Nga TERMOKOS-i thonë se përkundrazi, në krahasim me vitin e kaluar, 70% e konsumatorëve kanë paguar njëjtë ose më lirë, dhe sipas tyre as pretendimet se faturimi po bëhet paushall nuk qëndron.

Prishtinasit i kanë shtuar shqetësimet për çmimin e faturimit të ngrohjes nga Termokosi.


Të përmbledhura në një reagim publik organizata CorrWatch i ka renditur kërkesat duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga Termokosi dhe ZRRE.

Vërejtjet janë këto: zbatim i tarifave të pamiratuara nga ZRRE, aplikim i tarifave paushall, si dhe kategorizim në konsum të përbashkët dhe kapacitet termik. Të gjitha këto lëvizja sipas kësaj organizate kanë shtrenjtim të papritur të faturave për rreth 30%.

Përgjigje për të gjitha këto pretendime ka dhënë Zëdhënësja e ngrohtores së Kryeqytetit.

“Nuk ka kurrfarë shtrenjtimi ne i kemi bërë publike këto fatura këto tarifa i ka bërë publike edhe ZRRE përmes një komunikimi direkt me media në faqen tonë në rrjetet sociale, nuk ka të bëjë aspak me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë zëdhënësja Afërdita Uka.

Uka thotë se 70% e konsumatorëve kanë arritur të kursejnë në faturat e nëntorit ose të paguajnë aq sa vitin e kaluar.

Sipas saj vetëm tek 30% e konsumatorëve është vërejtur faturë më e lartë, dhe kjo për shkak të konsumit të tyre e jo shtrenjtimit të çmimeve.

Krahas përgjigjes së zëdhënëses, ne kemi kërkuar një qëndrim edhe nga ZRRE, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“Ka qenë e miratuar nga ZRRE-ja si metodologjia e faturimit, si tarifat, si ato ndarja nëpër ato vijat e metodologjisë që është bërë faturimi, gjithçka edhe forma e faturës, gjithçka ka qenë e miratuar nga ZRRE”, ka shtuar Uka.

Uka këmbëngul se as me metër katrorë e as me regjistrues ose njehsor të ngrohjes, as nuk janë zbatuar faturat paushall e as nuk janë ngritur çmimet.

Mbi gjysma e 30 mijë konsumatorëve tashmë janë pajisur me matës të ngrohjes.  Prej tyre rreth 7 mijë po faturohen me matje, ndërsa muajve në vazhdim ky numër do të rritet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori