Silvio Berlusconi ka nxjerrë në ankand, në internet, një drekë më atë të ardhurat e të cilës do t’i shkojnë të prekurve nga tërmetet e fundit që kanë prekur qendrën e Italisë.
“Fitoni mundësinë e rrallë për të pasur një drekë biznesi me Silvio Berlusconi. I njohur për gjanialitetin e tij në komunikim dhe si politikan popullor, ai është një nga kolonat e shoqërisë dhe politikës italiane”, thuhet në këtë faqe interneti.
Theksohet se dreka do të zhvillohet në Milano, në funksion të agjendës së ish-shefit të qeverisë italiane dhe se fituesi i ankandit nuk mund të marrë me vete më shumë se dy persona.
“Të dashur miq, kam vendosur të jepem hua në këtë ankand (…) sepse besoj që secili prej jush duhet të bëjë maksimumin për të ndihmuar bashkëqytetarët në vështirësi”, shkruan Silvio Berlusconi në faqen e tij në “Facebook”.
“Shpresoj që kjo shitje në ankand do të arrijë një vlerë shumë të lartë, shuma do t’i jepet Kryqit të Kuq”, vazhdon “Il Cavaliere”. /javanews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251