Ky është momenti kur anija cisternë 225 metra e gjatë shkatërron një vilë të ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila kishte vlerë të madhe kulturore.

Anija e cila në maje të saj kishte flamurin e Maltës, po transportonte derivate nga Rusia në Arabinë Saudite, kur për shkak të një defekti teknike nuk arriti të ndalet dhe u përplas në vilën "historike" nën urën e Bosforit në Stamboll, transmeton Telegrafi.


2 41

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur anija godet vilën e Hekimbasi Salih Efenti në pjesën lindore të bregut nën urën Bosfor.

3 39

Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kënde të ndryshme, që më vonë janë publikuar dhe shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

5 31

Gjithashtu shfaqet edhe momenti, kur njerëzit vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar kokën derisa anija i afrohej vilës. Sipas mediave turke anija po transportonte rreth 62 tonë derivate. /Telegrafi/

43 1