LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds shkarkohet 400 milionë herë

Angry Birds shkarkohet 400 milionë herë

Angry Birds me siguri se është njëra ndër lojërat më të famshme mobile në botë, ndërsa krijuesi i kësaj loje interesante, Rovio Mobile ka thënë se loja e tyre është shkarkuar më shumë se 400 milionë herë.

Kjo rritje është marramendëse nëse merret parasysh se gjatë muajit maj, Angry Birds është ishte shkarkuar 200 milionë herë, ose 50 për qind më pak sesa shifrat aktuale.

Në anën tjetër, duket se aksesorët e ndryshëm me Angry Birds gjithashtu po popullarizohen në treg, pasi që Rovio ka thënnë se ka shitur mbi 1 milionë lojëra fizike me figurat e Angry Birds.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që Angry Birds do të shndërrohet edhe në një film nga producenti i Iron Man 2, Captain America and Thor. / Telegrafi /