LAJMI I FUNDIT:

Anglia konfirmon rastin e ri me Li të majmunit

Anglia konfirmon rastin e ri me Li të majmunit

Një rast i ri i Clade Ib mpox është zbuluar në Angli, ka njoftuar Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Rasti u zbulua në East Sussex dhe individi tani është nën kujdesin e specializuar në Guy’s dhe St Thomas’ NHS Foundation Trust.

Bëhet e ditur se ai ishte kthyer së fundi nga Uganda, ku aktualisht ka raste me mpox, apo siç njihet ndryshe Lija e majmunit.


Raportohet se ky është rasti i gjashtë i Clade Ib mpox i konfirmuar në Angli që nga tetori 2024, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Agjencia tani po kontrollon kontaktet e ngushta të individit të infektuar, me ndihmën e organizatave partnere.

Kontakteve do t’u ofrohet testimi dhe vaksinimi aty ku është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Gjithashtu, atyre do t’u thuhet se çfarë kujdesi të mëtejshëm u nevojitet, nëse ata kanë simptoma ose rezultojnë pozitiv.

Ndryshe, zëvendësdrejtori i UKHSA, Dr. Meera Chand, tha se rreziku për popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar “mbetet i ulët”.

Clade Ib mpox është gjetur në disa vende të Afrikës muajt e fundit dhe raste janë konfirmuar në disa vende duke përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe SHBA-të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Evropa
Milionat e Elon Muskut nuk e ndihmuan, kjo është gjyqtarja që mundi kandidatin e Trump

Milionat e Elon Muskut nuk e ndihmuan, kjo është gjyqtarja që mundi kandidatin e Trump

Amerika
Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën

Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën

Azia
Çfarë dihet për skandalin 'Qatargate' që tronditi Izraelin?

Çfarë dihet për skandalin 'Qatargate' që tronditi Izraelin?

Botë
Operatorëve që menaxhojnë mullinjtë me erë në Gjermani, u kërkohet të instalojnë radarë mes shqetësimeve të sigurisë në ujërat evropiane

Operatorëve që menaxhojnë mullinjtë me erë në Gjermani, u kërkohet të instalojnë radarë mes shqetësimeve të sigurisë në ujërat evropiane

Evropa
Administrata Trump nga skandali në skandal: Mike Waltz përdori emailin privat për korrespondencën zyrtare

Administrata Trump nga skandali në skandal: Mike Waltz përdori emailin privat për korrespondencën zyrtare

Amerika
Kalo në kategori