Një çift ia panë "hairin" përkthyesit elektronik Google Translate që i bashkoi, pasi ranë në dashuri me njëri-tjetrin edhe pse nuk e flisnin të njëjtën gjuhë.

Chloe Smith, 23-vjeçe nga Wolverhampton i Anglisë dhe Daniele Marisco, 25-vjeç, nga Napoli i Italisë, u takuan për herë të parë në një klub të natës në Ibiza të Spanjës dy vite më parë, transmeton Telegrafi.


2 8

Ata jo vetëm që nuk mund ta dëgjonin asnjë fjalë që e flisnin nga toni i lartë i muzikës techno, por as edhe një fjalë nuk mund ta flisnin në të njëjtën gjuhë.

3 7

Por pasi që ranë në dashuri në shikim të parë, ata shpejt e kuptuan se mund të komunikojnë me njëri-tjetrin me ndihmën e përkthyesit elektronik Google Translate, gjithashtu përdorën titrat e videove që ishin në gjuhën e tyre.

4 8

Sot ata jetojnë  bashkë në Streatham në pjesën jugore të Londrës, kur Chloe punon si grimere e Daniele si banakier në një restorant italian - si dhe kanë mësuar të dy  të flasin gjuhën e njëri-tjetrit (gjuhën angleze dhe italiane) që të sigurohen se lidhja e tyre do të zgjasë. /Telegrafi/

5 5

7 3

8 3

9 4

10 2

11 2