LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Në fazë finale janë përgatitjet për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren

Angjushev: Në fazë finale janë përgatitjet për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren

“Përgatitjet për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren sipas parimit të partneritetit publiko-privat (PPP) janë në fazën finale”, ka thënë zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev gjatë prezantimit në Qeveri të studimit të ri të përpunuar nga Korporata ndërkombëtare financiare (IFC (International Finance Corporation), pjesë e grupacionit të Bankës botërore e domosdoshme për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren ku ka pasur edhe përfaqësues të Sekretariatit të bashkësisë energjetike.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në realizimin e reformave energjetike të cilat nënkuptojnë edhe tranzicion gradual nga prodhimi konvencional i energjisë elektrike nga karburante fosile që janë në nivel të lartë të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Hidrocentrali Çebren do të mundësojë qëndrueshmëri shtesë dhe siguri për sistemin elektro-energjetik në Maqedoninë e Veriut me sigurimin e rregullimit sekondar dhe shërbimeve të balancuara të nevojshme në sistemin e vendit dhe në rajon”, ka thënë Angjushev.

Pas shumë tenderëve të pasuksesshëm, me qasjen e re gjithëpërfshirëse dhe studimet e bëra për hidrocentralin Çebren si dhe përfshirjen e palëve relevante, ka shtuar se janë të bindur në realizimin e suksesshëm të tenderit publik dhe realizimit përfundimtar të projektit.


“Me ndërtimin e këtij kapaciteti energjetik si dhe realizimin e projektit të ndërtimit të termocentraleve fotovoltaike me fuqi instaluese prej rreth 200 megavat, që është prodhim dhjetëfish më i madh nga deri tani, dyfishimi i prodhimit të energjisë elektrike nga centralet me erë, prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme do të rritet ndjeshëm”, ka shtuar Angjushev.

Përfaqësues të Sekretariatit të bashkësisë energjetike i kanë vlerësuar pozitivisht reformat në sektorin energjetik gjatë periudhës së kaluar, ndërsa kjo vërtetohet edhe me raportin e tyre vjetor ku Republika e Maqedonisë së Veriut është e njohur si kampion rajonal në aplikimin e reformave në sektorin energjetik.

Ndërtimi i hidrocentralit Çebren është projekt strategjik me rëndësi të madhe për stabilitetit energjetik në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Konform planit të paraparë pritet deri në fund të vitit 2019 të publikohet shpallje publike ndërkombëtare për ndërtim të hidrocentralit Çebren. Siç informojnë nga kabineti i Angjushevit, nga informacionet e mara nga IFC, ekziston interes më i madh nga kompani ndërkombëtare për investim në këtë projekt.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori