LAJMI I FUNDIT:

Angellovski: Ose të plotësohen kushtet ose populli do të ndërmerr aksion

Angellovski: Ose të plotësohen kushtet ose populli do të ndërmerr aksion

Në rast se nuk plotësohen dy kërkesat kyçe të protestuesve të “Revolucionit laraman”, atëherë populli, demokracinë do ta marrë në duart e veta, tha në emisionin “10 Minuta”  Demijan Haxhi Angellovski, njëri prej aktivistëve të “Revolucionit të larmë”. Me këtë rast, ai nuk zbuloi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren, por ishte decid se qeveria ka afat deri më 18 qershor të prononcohen ndaj kërkesave, për të cilat do të ushtrohet trysni nëpërmjet të ashtuquajturave “aksione guerile” me bllokim të rrugëve dhe institucioneve.

“Kërkesat më kryesore, gjegjësisht ato më ultimativet janë të ndalohet me ndjekjen e të ashtuquajturve “komando të larmë” dhe të qytetarëve të tjerë, të cilët, gjatë kohës së protestave morën padi kundërvajtëse. Gjithashtu kërkojmë të lirohen ata që janë arrestuar dhe këto raste të mbyllen. Kërkesa tjetër është që Gjykata Kushtetuese menjëherë të prononcohet ndaj iniciativës për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale”, u shpreh Demijan Haxhi Angellovski.


Haxhi Angellovski tha se aktivistët presin që gjykata t’i lirojë protestuesit e arrestuar, ndërsa për pagimin e dënimit, deri tani janë grumbulluar rreth 15.000 euro. Mjete shtesë do të mblidhen edhe nga ankandet e pikturave me portretet e funksionarëve të falur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori