Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve
Bankat qendrore duhet të qëndrojnë konsekuente në detyrën e tyre dhe të sigurojnë stabilitet afatmesëm të çmimeve, e me këtë edhe stabilitet makroekonomik. Projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare janë se në kuadrin global, pas rritjes së lartë të inflacionit vitin e kaluar, këtë vit do të ketë një ngadalësim gradual, pra inflacioni global nga rreth 10 për qind do të ngadalësohet në rreth 7 për qind. Në rajonin e EQJ-së, gjithashtu parashikohet ngadalësim i inflacionit në rreth 8 për qind, që është i ngjashëm me parashikimet për inflacionin në vendin tonë”.
Këtë e tha Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në panel diskutimin në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), që e organizon “Euromani” në Vjenë, Austri. Angellovska-Bezhoska, siç informojnë nga Kabineti i Guvernatores, theksoi se rreziqet rreth projeksioneve janë në rritje dhe varen nga tre supozime kryesore: stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, vazhdimi i uljes së ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe dhe dhe pritjet e inflacionit të stabilizohen.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska u drejtua në panelin “Politika monetare: stimujt fiskalë, frenat monetare – ballafaqimi me krizën”. Në panelin e diskutimit morën pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore të Gjeorgjisë, Koba Gvenetaxhe, Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko dhe Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Mihali Patai. Paneli i diskutimit, siç theksohet, u fokusua në sfidat aktuale për bankat qendrore të shkaktuara nga inflacioni gjithnjë e më i lartë në nivel global, koordinimi i politikave fiskale dhe monetare dhe drejtimet e tyre gjatë krizës aktuale.
Në kuadër të Forumit, guvernatorja zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe takime me disa investitorë institucionalë ndërkombëtarë.
Forumi i EQL-së, në të cilin mori pjesë guvernatorja, është vendosur gjatë 28 viteve të fundit si një ngjarje ku pjesëmarrësit e tregut financiar të interesuar në rajon mund të shkëmbejnë ide dhe pritshmëri rreth drejtimeve për ekonominë e EQL-së. Në këtë forum tradicionalisht marrin pjesë politikëbërës, përkatësisht guvernatorët e bankave qendrore, ministra të financave, drejtues të institucioneve financiare, por edhe investitorë.
Takimi këtë vit po zhvillohet në kuadër të presioneve globale inflacioniste, turbulencave gjeopolitike në Evropë dhe krizës energjetike, të cilat kanë ndikim në rajonin e EQL-së. Prej aty, pjesëmarrësit debatojnë tema që lidhen me sigurinë energjetike, zhvillimet në Ukrainë, sektorin bankar rajonal në kontekstin aktual dhe politikën monetare
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova