Angelina Jolie ka shprehur ndjenjën e saj të vetmisë përpara betejës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Ajo ka thënë se, ndonëse është rrethuar nga fëmijët, shpesh e gjen veten vetëm dhe ndan këtë ndjenjë me personazhin që portretizon në filmin "Maria" – opera-singerin Maria Callas.


Në një intervistë për ‘The Sun’, ajo ka rrëfyer se është e vështirë të jetosh vetëm dhe se artistët shpesh ndihen të vetmuar, shkruan DailyMail.

93179181 14196063 image m 60 1734309980105

"Kam fëmijët, por ndonjëherë ndihem vetëm dhe e gjej veten duke u identifikuar me vetminë që ka Callas", ka thënë ajo.

Ndërkohë, Angelina ka shënuar një fitore ligjore kundër Brad Pitt, pasi gjykata vendosi që ai të dorëzojë dokumente që mund të vërtetojnë abuzimin ndaj saj dhe fëmijëve.

93179195 14196063 image a 61 1734309989207

Pika e mosmarrëveshjes është vreshti i tyre francez, dhe dokumentet e kërkuara mund të ndihmojnë për të provuar pretendimet e Jolie për abuzim fizik në një ngjarje në vitin 2016.

Pitt ka mohuar akuzat për abuzim dhe pretendon se është i pafajshëm. Beteja ligjore mes dy yjeve ka vazhduar që nga padia e Pitt për shitjen e aksioneve të Jolie në pasurinë e tyre. /Telegrafi/

Brad Pitt është urdhëruar të dorëzojë dokumentet dhe komunikimet që ish-gruaja Angelina pretendon se do të vërtetojnë se ai ka kërkuar të mbulojë dhunën e tij në familje kundër saj dhe fëmijëve të tyre.

92699631 14196063 Angelina Jolie poses on the red carpet alongside son Knox Jolie  a 63 1734310017302

92701235 14196063 Jolie had accused her ex husband of pouring red wine and beer on a 64 1734310023791