LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie tregon se si të bartni këpucë që zgjasin këmbët

Angelina Jolie tregon se si të bartni këpucë që zgjasin këmbët

Nuk heq dorë nga klasikja dhe thjeshtësia

Aktorja e bukur së fundmi është fotografuar gjatë një shëtitjeje me vajzën e saj Zahara dhe për atë rast ajo ka veshur një pallto të zezë, ndërsa këmbët e saj të holla i ka vënë në pah më tepër me këpucë në ngjyra nudo.


Në duar ajo mbante një çantë të madhe me firmën Celine, e cila është bërë shumë e njohur kohët e fundit dhe zonjat e famshme i bartin ato në vend të çantave të vogla të stilistëve, transmeton Telegrafi.

Këpucët nga të cilat Angelina nuk heq dorë janë një domosdoshmëri në dollapët e këpucëve për çdo femër. Aktorja zgjedh më së shumti modelin “Ryan Roche”, por në dyqane mund të gjenden edhe versione shumë më të lira.

Edhe pse janë këpucë të thjeshta, sigurisht luksoze për sa i përket etiketës së stilistëve, mbetet fakti konfuz se një nga femrat më prestigjioze në botën e show bizit thuajse nuk i ndryshon kurrë.

Angelinës i pëlqejnë këpucët nude

Atmosfera e tyre klasike, si dhe mundësia e kombinimit të lehtë me veshje të thjeshta ose disi më ekzotike, janë gjithmonë një shembull i vërtetë këpucësh që shkon me gjithçka që imagjinoni.

/Telegrafi/