Angelina Jolie rikthen pozën legjendare me këmbë që dikur ‘pushtoi’ botën e kinemasë

Pas 13 vitesh, Jolie, shfaqet në tapetin e kuq me stilin elegant që e bëri legjendë
Në festivalin e njohur të filmit në Toronto (TIFF 2025), Angelina Jolie u rikthye fuqishëm për premierën e filmit të ri Couture, duke rikrijuar “pozën me këmbë” të famshme, e cila bëri bujë pas Oscars 2012.
Aktorja u shfaq me një mantel të gjatë ngjyrë kafe të markës Gabriela Hearst, të kombinuar me këpucë të zeza me taka të holla. Manteli ishte i hapur nga beli, duke krijuar një çarje të thellë që nxirrte në pah këmbën e gjatë, e mbuluar lehtë me çorape të tejdukshme.
Ky stil, që sipas Vogue kujton elegancën e motrave Olsen, solli një rikthim të fuqishëm të pozës së saj ikonike nga Oscars 2012, për të cilën InStyle shkruan se “e shpërtheu internetin” edhe këtë herë, transmeton Telegrafi.

Gjatë një sesioni pyetjes-përgjigjes, Jolie u emocionua duke kujtuar mesazhin mbështetës të së ëmës, Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë nga kanceri. Ajo u shpreh se shpesh njerëzit i shohin të sëmurët vetëm përmes sëmundjes dhe inkurajoi publikun që të shohë njerëzit si të plotë, të mbushur me jetë përtej diagnozës, një mesazh që adresoi publikun me ngrohtësi dhe ndjeshmëri të madhe.
Reuters gjithashtu raportoi se Jolie theksoi rëndësinë e jetës së plotë, duke ndarë historinë e familjes për sëmundjen dhe vendimin e saj për mastektomi parandalues në 2013, një histori që ajo shpreson të jetë frymëzuese për të tjerët.

Filmi Couture, i drejtuar nga Alice Winocour, zgjat 106 minuta dhe tregon jetën e një regjisoreje amerikane në Paris gjatë Fashion Week, me përzierje emocionale dhe tematike të thella. Premierë globale ishte në TIFF më 7 shtator 2025, si pjesë e linjës speciale të festivalit.
Telegrafi/


















































