LAJMI I FUNDIT:

Angela Merkel mbron projektin ruso-gjerman ‘Nord Stream II’

Angela Merkel mbron projektin ruso-gjerman ‘Nord Stream II’

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel foli për projektin ruso-gjerman “North Stream II” dhe tha se projekti, pavarësisht kritikave, ishte premtues.

Edhe pse projekti Nord Stream 2 u pezullua për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Merkel mbrojti vendimin e qeverisë së atëhershme gjermane për të bërë një projekt të tillë.


“Unë nuk besoja në ndryshimin përmes tregtisë, por në lidhjen përmes tregtisë me fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë”, tha Merkel.

Ajo tha se nuk ishte një vendim i lehtë, “teza në atë kohë ishte: nëse Nord Stream 2 është funksional, Putini nuk do të na furnizojë më gaz përmes Ukrainës ose nuk do ta sulmojë atë. Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, kur gazi ende nuk kalonte përmes Nord Stream 2. Në këtë kuptim, gazi nuk ishte një armë”, tha ish-kancelarja.

Ndër të tjera ajo e arsyetoi projektin për arsye ekonomike, “ekonomia gjermane në atë kohë vendosi të transportonte gaz nga Rusia sepse ishte ekonomikisht më i lirë se gazi i lëngshëm nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më vonë nga Shtetet e Bashkuara”, raporton Tagesschau.

Gjithashtu, ish-kancelarja shpjegoi se qeveria ishte e gatshme të mbështeste me paratë e taksapaguesve ndërtimin e dy terminaleve të gazit të lëngshëm natyror në Gjermani. Por, deri në ditën e fundit të punës së qeverisë, ky projekt nuk u nis pasi nuk kishte importues që do të rezervonin kapacitete për një afat të gjatë për shkak të çmimit të lartë.

Gjermania godet Rusinë, suspendon certifikimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Gjermania godet Rusinë, suspendon certifikimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'

Në fund të intervistës, Merkel pranoi se nuk kishte shumë ndikim tek Putini gjatë fundit të mandatit të saj.

“Ishte e qartë se nuk do të isha në detyrë për një kohë të gjatë, kështu që deklarova se përpjekjet e ndryshme për të ndikuar tek ai nuk do të kishin efekt. Putin nuk është më i gatshëm të mbajë një samit në të ashtuquajturin format Normand me përfaqësues të Rusisë. Ukraina, Gjermania dhe Franca, nga ana tjetër, nuk arritën të krijojnë një format shtesë evropiano-rus për diskutimin e rendit evropian të sigurisë”, tha Merkel.

E pyetur nëse ajo mund të jetë një ndërmjetëse në përfundimin e luftës në Ukrainë, Merkel nuk ishte optimiste.

“Largimi im mund të jetë një kontribut, si zgjedhjet në Francë, tërheqja e trupave nga Afganistani dhe vonesa në zbatimin e marrëveshjes së Minskut”, përfundoi Merkel. /Telegrafi/