Tate-Cutler është manekinia e parë e cila është shfaqur si fytyrë mbrojtëse e linjës së re të rrobave të brendshme të këtij brendi të famshëm e cila bart numrin e madhësisë 14

Manekinia këtë lajm të gëzuar e ka publikuar në profilin e saj në Instagram dhe edhe vetë ka theksuar që është manekinia e parë dhe e vetme e Victoria’s Secret e cila bart numrin 44, transmeton Telegrafi.

Ajo për E!News ka thënë që është shumë e ngazëllyer për këtë punë dhe konsideron që ky është një hap në drejtimin e duhur për Victoria’s Secret, sepse tani dukshëm më shumë femra mund të identifikohet me fushatat e saj dhe me atë që u ofrohet.

View this post on Instagram

A post shared by Ali Tate (@ali_tate_cutler) on Oct 4, 2019 at 9:54am PDT

Shumë përdorues të Instagramit e kanë përshëndetur këtë hap të brendit, i cili ende gjendet para falimentimit dhe i cili po përpiqet të gjejë të gjitha mënyrat e mundshme që të nxirret nga kjo situatë e pakëndshme.

Të rikujtojmë, Victoria’s Secret sivjet ka punësuar manekinen e parë transgjinore, ndërkaq, veç kësaj e kanë rikopjuar gjithë koleksionin e brendit të huaj dhe e kanë shitur si të tyren.

View this post on Instagram

A post shared by Ali Tate (@ali_tate_cutler) on Aug 24, 2019 at 1:03pm PDT

/Telegrafi/