LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e rinj në Këshillin Gjyqësor, opozita akuzon për ndikim politik dhe partizim

Anëtarët e rinj në Këshillin Gjyqësor, opozita akuzon për ndikim politik dhe partizim
????????????????????????????????????

Një ditë pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, opozita akuzon pushtetin për përpjekje për ndikim partiak në Këshill. LSDM-ja pretendon se gjykatësja Danka Ristova është bashkëshortja e Aco Ristov, kryetarit të komunës së Radovishit nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe është zgjedhur në këshill për ta kontrolluar punën e tij.

“Këto janë instalime partiake në gjyqësor, si në kohën e regjimit. Mund të themi se e njëjta gjë, ajo që ka bërë OBRM-PDUKM, po bëhet edhe tani, dhe këtë e shohim edhe ne. Kjo është përpjekje e pastër për të pasur gjyqësor të kontrolluar partiak, që nuk do t’u shërbejë qytetarëve, por do t’u shërbejë interesave të tyre”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Për pushtetin, megjithatë, janë absurde akuzat se zgjedhja e Ristovës çon në partizim të këshillit. Nga aty thonë se përzgjedhja është bërë konform ligjit.


“Kryetari i Radovishit, Aco Ristov, si të gjithë kryetarët e komunave, ka kompetenca të përcaktuara qartë në menaxhimin lokal dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve të komunës së tij. Pretendimet se ai në çfarëdo mënyre mund të ndikojë në një institucion si Këshilli Gjyqësor, që është organ i pavarur, janë vetëm dëshmi e dëshpërimit të LSDM-së dhe nevojës së tyre për të fabrikuar skandale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Përplasjet politike për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshill vijnë në një kohë kur gjykatësit po bëjnë propozimet e tyre për zgjidhje të re ligjore për këshillin gjyqësor, i cili duhet të garantojë pavarësinë e tij. Tryeza e fundit e tillë u mbajt sot në Gostivar.

“Duhet të krijohet organ që do të ketë në radhë të parë besim të lartë nga ana e gjykatësve, por edhe nga ana e qytetarëve, të kenë besim se Këshilli Gjyqësor është vërtet organ që kujdeset për realizimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së secilit prej gjykatësve”, tha Radica Lazarevska Gerovska, shefe e kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.

Pas përfundimit të këtyre debateve të ekspertëve, një grup pune nga Ministria e Drejtësisë do të përgatisë ligjin e ri, i cili më pas do t’u kalojë deputetëve përmes qeverisë dhe do të vihet në përdorim deri në qershor të vitit 2025. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori