LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e AAK-së në Qeveri votuan kundër heqjes së reciprocitetit

Anëtarët e AAK-së në Qeveri votuan kundër heqjes së reciprocitetit

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka hequr reciprocitetin e vënë ndaj Serbisë nga Qeveria Kurti,  por kundër këtij vendimi në mbledhje votuan përfaqësuesit e AAK-së.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi nuk e dhanë votën për heqjen e reciprocitetit.


Lidhur me votimin kundër këtij vendimi të anëtarëve të qeverisë nuk është deklaruar askush nga anëtarët e kabinetit qeveritar të AAK-së, e as vetë kryeministri Hoti.

Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat
Lexo po ashtu Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit në nëntor të vitit 2018 e vendosi tarifën 100% për mallrat e Serbisë, e  kishte kritikuar ashpër ish-kryeministrin Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që vjen nga Serbia, por i kishte ofruar mbështetje nëse atë do ta përdorte për ta marrë njohjen finale nga Serbia. Ndërsa, për reciprocitet kishte thënë se të njëjtën e kishte bërë edhe ai ndaj Serbisë.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori