LAJMI I FUNDIT:

Andrew Garfield thotë se po bën një pushim nga aktrimi

Andrew Garfield thotë se po bën një pushim nga aktrimi

Andrew Garfield po bën një hapa prapa nga karriera e tij e aktrimit.

Ylli i “The Amazing Spider-Man” në një intervistë së fundmi për Variety ka treguar për nevojën për të marrë një pushim nga aktrimi.

“Unë do të pushoj për pak”, tha ai. “Më duhet të shqyrtoj atë që dua të bëj më pas dhe kush dua të jem”.


Andrew Garfield (Foto: Reuters)

38-vjeçar vuri në dukje se është mirënjohës dhe tha, “Më duhet të jem pak i zakonshëm për një kohë”.

Andrew ka luajtur kohëve të fundit në “The Eyes of Tammy Faye” dhe “Tick, Tick … Boom!”.

Andrew Garfield ndahet nga modelja Alyssa Miller
Lexo po ashtu Andrew Garfield ndahet nga modelja Alyssa Miller

Roli i tij më aktual si detektiv Jeb Pyre në “Under the Baner of Heaven” publikon episodin e tij të parë ditën e sotme (e enjte).

Andrew Garfield (Foto: Wire Image)

Edhe pse Garfield është i njohur kryesisht për rolet e tij në film, duke përfshirë rolet në serialin “The Amazing Spider-Man”, ai ka bërë paraqitje të shumta televizive.

Një nga herët e tij të para që filmoi një shfaqje televizive ishte në moshën 21-vjeçare, në një shfaqje me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të quajtur “Sugar Rush”.

Në “Under the Baner of Heaven” luajnë gjithashtu Daisy Edgar-Jones, Gil Birmingham, Sam Worthington dhe Wyatt Russell.

Seriali është shkruar nga fituesi i “Oscars”, Dustin Lance Black dhe me producim nga David Mackenzie. /Telegrafi/

Andrew Garfield (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina

"Largohu, mos më prek", Vserlo përndjek Gjestin nëpër shtëpi, më pas puth Eglin në faqe

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori