LAJMI I FUNDIT:

Andonovski: Drejtoria për Evidencë të Regjistrave do të hyjë në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital

Andonovski: Drejtoria për Evidencë të Regjistrave do të hyjë në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital

Ministria e Transformimit Digjital në periudhën e ardhshme do ta rishikojë Udhërrëfyesin për Transformim Digjital me qëllim të heqjes së dualitetit të planeve, strategjive, udhërrëfyesve, njoftoi sot ministri përgjegjës Stefan Andonovski.

Për këtë, siç tha ai, do të konsultohet edhe ish-ministrja e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, e cila së bashku me ish funksionarët e MSHIA-së e kishin këtë kompetencë.

“Në periudhën e ardhshme do të bisedojmë me përfaqësuesit e BE-së në Maqedoni dhe me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Ka një numër të madh partnerësh të interesuar për digjitalizim në Maqedoni dhe mendoj se do të dalim me një strategji të përbashkët kombëtare IKT dhe një strategji kombëtare të sigurisë kibernetike që do të integrojë udhërrëfyesin. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje dhe të vetme me të cilën do të komunikojmë me Brukselin dhe me BE-në dhe me partnerët tanë të tjerë ndërkombëtarë.


Edhe programi i USAID-it është i interesuar për këtë pjesë dhe mendoj se do të kemi një rrugë dhe një strategji për të ndjekur, jo një dualitet të planeve, strategjive, udhërrëfyesve”, tha Andonovski në një pyetje pas takimit të sotëm me gazetarët.

Siç tha ai, raportet e auditimit ofrojnë një bazë të mirë për transformimin digjital të vendit.

Siç tha ai, Drejtoria për Evidencë të Regjistrave do të jetë në kompetencë të Ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori