LAJMI I FUNDIT:

Andonoviq: Komunikacioni po rritet shumë më shpejtë se sa vetëdija për sigurinë

Andonoviq: Komunikacioni po rritet shumë më shpejtë se sa vetëdija për sigurinë

Vetëdija publike për sigurinë në komunikacion është në nivel më të lartë, por megjithatë nevojitet shumë më tepër, porositi zëdhënësi i Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor(KRSKRR), Dejan Andonoviq, duke sqaruar se komunikacioni po rritet shumë më shpejtë, se sa kultura dhe vetëdija për pasojat nga pakujdesia.

Në prag të defilesë së quajtur “Unë kam kujdes dhe drejtoj automjetin në mënyrë të sigurt” e cila do të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00, Andonoviq në deklaratë pë AIM thekson se numri i ulur i viktimave në komunikacion aludon se vetëdija është gjithnjë e më e madhe, por vlerëson se kjo nuk është e mjaftueshme.

Shton se interesi për pjesëmarrje po rritet, që sipas tij është tregues i mirë, sepse ngjarjet e këtilla e cekin nevojën për respektim të shenjave dhe rregullave në komunikacion.


Informon se KRSKRR organizon disa fushata gjatë vitit, ndërsa partnerë të nismës së nesërme janë kompania OKTA, Ministria e Punëve të Brendshme, Fakulteti për siguri nga Shkupi dhe Kryqi i Kuq. Mbështetje pë ngjarjen japin edhe shoqatat e çiklistëve dhe motoçiklistëve “Moto klub Siguria”, “I pari drejt majes” dhe “Shoqata për çiklizëm rrugor dhe malor”.

Defileja do të fillojë në orën 11:00 me nisje të çiklistëve nga rrugica për çiklistë në kejin afër hotelit Holidej In dhe i motoçiklistëve në orën 11:30 nga fontana “Lulja e lotusit” në Parkun e Qytetit. Dy grupet do të takohen në platonë para Qendrës sportive “Jane Sandanski”.

Në nivel global, fatkeqësitë në komunikacion janë shkaku kryesor për vdekje tek të rinjtë dhe shkak kryesor për vdekje tek ata të moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Siç është cekur në faqen zyrtare të Organizatës botërore të shëndetësisë, përafërsisht 1,3 milionë njerëz në vit vdesin në rrugët e botës, ndërsa mes 20 dhe 50 milionë marrin lëndime fatale.

Raporti për statusin global për sigurinë në rrugë është vlerësim i gjerë i gjendjes me sigurinë në rrugë në 178 vende, ndërsa rezultatet tregojnë se lëndimet në komunikacionin e rrugëve mbeten problem kryesor publik shëndetësor, posaçërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori