Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka shpallur Carlo Ancelottin si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2022.

Për trajnerin italian ky është trofeu i tretë, pasi e ka fituar këtë çmim në vitin 2007 me Milanin dhe në vitin 2014 pikërisht me Real Madridin.


Trajneri i “Los Blancos” e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.

Në vendin e dytë është Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, i cili kishte suksese në Angli, duke dal kampion.

Sa i përket vendit të tretë, është rezervuar për Walid Regragui, përzgjedhësin e Marokut, i cili kishte një ecuri fantastike me këtë kombëtare.

Walid Regragui 3

Në vendin e katërt renditet Jurgen Klopp i Liverpoolit, ndërsa vendi i pestë shkon për  Jose Mourinhon e Romës./Telegrafi/

FmBtbV0XoAMfGDw

telegrafi sport app