Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reflektuar mbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, e cila përfundoi me humbje të ngushtë 4-3.
Los Blancos u dominuan nga City në Etihad, por morën një rezultat relativisht të mirë, për të qenë në lojë dhe thuajse të barabartë në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.
Ashtu mendon edhe trajneri Ancelotti, i cili e ka vlerësuar reagimin e skuadrës, teksa i ka paralajmëruar tifozët të jenë gati për ndeshjen kthyese.
“Jam pak i frustruar sepse ne dolëm të dytët në shumë nga duelet tona individuale në pjesën e parë dhe ata shënuan dy gola që ne mund t’i kishim shmangur po të kishim kushtuar vëmendje”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.
“Arritëm të prodhojmë një reagim dhe ta mbajmë lojën gjallë përpara ndeshjes së kthimit. Është një humbje që na mban në lojë përpara ndeshjes së dytë në Bernabeu. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje sepse kemi cilësinë për t’u krijuar atyre probleme në ndeshjen e kthimit”.
“Kam ndjenjën se e nisëm lojën shumë keq. Ishim shumë të butë dhe përfunduam duke pranuar dy gola. Ekipi më pas tregoi aftësinë e tij të madhe për të prodhuar një reagim, konkurruam dhe ishim në lojë deri në fund”.
💬 @MrAncelotti: "Our fans have to be ready for the return leg"#UCL pic.twitter.com/mvb6zgf7vI
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 26, 2022
“Duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Bëmë mirë në zotërimin e topit dhe krijuam mundësi për të shënuar. Do të jetë shumë e rëndësishme që të përmirësohemi në mbrojtje në ndeshjen e kthimit”.
“Unë kam një skuadër me shumë përvojë që e ruajnë gjakftohtësinë e tyre kur situata bëhet e vështirë. Ata kanë luajtur shumë ndeshje të tilla dhe kurrë nuk dorëzohen dhe mbajnë gjithmonë kokën lart”.
“Ndeshja kthyese: Mendoj se do të kemi vështirësi për të parë një lojë të ngjashme dhe po aq të hapur si ajo që bëmë këtu sonte. Do të jetë një ndeshje ndryshe. City ka avantazhin dhe ju duhet ta merrni parasysh këtë”.
“Shpresoj që tifozët tanë të kërkojnë një paraqitje më të mirë nga ne për të arritur në finale. Tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit sepse ne do të luftojmë për ta bërë atë një natë tjetër magjike”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame