Anashkalimi i shqipes, institucionet e Maqedonisë arsyetohen me mungesë të kuadrit
Shumë institucione nuk kanë sektorë për përkthim, interpretim dhe lektorim në organizimin e tyre të brendshëm, për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkruan Alsat.
Inspektorati për zbatimin e gjuhëve i cili ka filluar punën muaj më parë, ka konstatuar shkelje në disa institucione, dhe kjo është arsyeja më e zakonshme që marrin nga drejtuesit e institucioneve të cilët janë të detyruar me ligj të sigurojnë dygjuhësi brenda institucioneve të tyre, dygjuhësi në shërbimet që u ofrojnë qytetarëve dhe në faqet e tyre elektronike.
“Pjesa më e madhe e institucioneve thirren në atë se kanë mungesë të përkthyesve. Prapë se prapë ata duhet ta respektojnë ligjin dhe punojnë në bazë të ligjit dhe dispozitave ligjore”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.
A mendoni se kanë pasur mundësi ta zgjidhin çështjen e përkthyesve gjatë periudhës prej kur ka hyrë ligji në fuqi dhe deri më tani?
“Unë personalisht mendoj që po” , u përgjigj shkurt Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.
Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve ofron ndihmë për përkthim dhe lektorim për institucionet, kur këto të fundit e kërkojnë këtë nga Agjencia. Megjithatë, kjo mundësi vazhdon të shfrytëzohet shumë pak. Institucioni në fjalë është në përgatitje të raportit për zbatimin e ligjit të gjuhëve për vitin 2021 por nuk pritet të ketë përmirësim të theksuar nga gjendja e pasqyruar në raportin e vitit 2020. Në 2020-ën, kur kishte dy vjet që ishte miratuar ligji për përdorimin e gjuhëve i cili e bëri gjuhën të cilën e flasin mbi 20% e popullsisë gjuhë të dytë zyrtare, të dhënat ishin dëshpëruese. Nga 119 institucione, 88 nuk kishin paraparë asnjë formë organizative për përkthim dhe lektorim në dhe nga gjuha shqipe, 75 institucione nuk kishin asnjë përkthyes dhe lektorë ndërsa 63 Institucione nuk kishin paraparë mjete financiare për përkthyes dhe lektor për vitin 2021.
Alsat kërkoi të dhëna në Agjencinë për punësim. Gjithsej 154 persona janë në listën e pritjes duke pasur në dorë një diplomë për përthyes dhe interpretues nga shqip në maqedonisht dhe anasjelltas, profesorë të gjuhës shqipe, studime albanologjike dhe të ngjashme.
Të diplomuar në gjuhë shqipe që kërkojnë punë (gjendja 31.01.2022)
Përkthyes dhe interpretues nga gjuha shqipe në maqedonisht dhe anasjelltas 4
Përkthyes dhe interpretues nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas 12
Profesor i diplomuar për gjuhë shqipe dhe literaturë 26
Filolog i gjuhës shqipe 1
Filolog i gjuhës shqipe me gjuhë maqedonase dhe literaturë 2
Filolog i gjuhës maqedonase me gjuhë shqipe dhe literaturë 2
Profesor i gjuhës shqipe 41
Profesor i gjuhës shqipe dhe letërsisë 65
Magjistër i studimeve albanologjike 1
Gjithsej 154
Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar në janar të vitit 2018 kurse një vit më vonë duhet të ishte arritur zbatimi i plotë i tij. Kanë kaluar më shumë se katër vjet dhe zbatimi varet nga vullneti i lirë i drejtuesve të institucioneve. Versionin në gjuhën shqipe në faqet elektronike të disa institucioneve nuk e gjen kurse disa të tjera e kanë vetëm formalisht. Shpalljet publike, formularët dhe shërbimet e tjera për qytetarët, në pjesën më të madhe të rasteve janë vetëm në gjuhën maqedonase. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos