LAJMI I FUNDIT:

Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit Arsenal – Liverpool

Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit Arsenal – Liverpool

Arsenal dhe Liverpool do të përballen sot (e diel) në ndeshjen pothuajse më të rëndësishme të sezonit deri më tani në Ligën Premier.

Dy skuadrat janë në mesin e favoritëve kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në “Emirates Stadium” me fillim nga ora 17:30.

Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët do të kërkojnë vetëm tri pikët nga ky duel, sidomos duke marrë parasysh situatën në tabelë.


Ecuria në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit dhe Liverpoolit:

Në pesë ndeshjet e fundit, Arsenali ka marr 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke tubuar 7 pikë, apo 1.4 pikë për ndeshje, ku skuadra për paraqitjen nga SofaScore u vlerësua me notën 7.14.

Në anën tjetër, Liverpooli ka 4 fitore dhe 1 barazim, duke marr 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje, “Të Kuqtë” nga SofaScore u vlerësuan me notën 7.24.

Mikel Arteta vs Jurgen Klopp: 13 ndeshje të zhvilluara mes tyre

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe ai i Liverpoolit, Jurgen Klopp, janë përballur 13 herë mes vete deri më tani.

Gjermani ka statistika më të mira, pasi ka marr 6 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Liverpooli ka shënuar edhe gola më shumë, plotë 31, ndërsa Arsenali me Artetan i ka shënuar Reds 20 gola.

Formacionet e mundshme, Arsenal – Liverpool:

Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp kanë disa lojtarë që iu mungojnë tash e një kohë të gjatë.

Arsenali është për Jurrien Timber, Fabio Vieira dhe Thomas Parteyn shkaku i dëmtimeve, ndërsa Takehiro Tomiyasun është në detyrë me Japoninë.

Në anën tjetër te Liverpooli mungojnë Joel Matip, Stefan Bajetic, Thiago Alcantara, Kostas Tsimikas dhe Mohamed Salah shkaku i lëndimeve, ndërsa Wataru Endo është ne Japoninë në detyrë.

Arteta pritet të startojë me Bykayo Saka, Gabirel Jesus dhe Gabriel Martineli në sulm, ndërsa Klopp pritet t’i besojë Diogo Jotas, Darwin Nunezit dhe Luiz Diazit.

Parashikimi: Arsenal 2-2 Liverpool

Të dy skuadrat do t’i çasen këtij takimi me seriozitet të madh duke marrë parasysh situatën në renditjen tabelare.

Liverpooli do të synojë që të ruajë epërsinë e pikëve me Manchester Cityn dhe Arsenalin, ndërsa “Topçinjtë” do të synojnë ta zbusin diferencën në tabelë, andaj parashikimi është se do të ketë gola por ndeshja do përfundojë pa fitues 2-2./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori