Vitin e ardhshëm pritet që pacientët në Kosovë të kenë mundësinë të kryejnë analiza gjenetike dhe të alkoolit në gjak, si dhe të Biologjisë Molekulare në Klinikën e Biokimisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, është premtuar se laboratori i toksikologjisë do të funksionalizohet në një të ardhme të afërt.
Drejtori i Biokimisë në QKUK, Shemsi Veseli në një intervistë për kp, potencon se në vitin 2025 është planifikuar një investim kapital prej dy milionë eurosh, i cili do të kontribuojë në zgjerimin e shërbimeve dhe analizave të ofruara nga kjo klinikë.
“Viti 2025 do të jetë një vit që kanë parashikuar mjete, materiale që do të investojnë në Klinikën e Biokimisë Mjekësore, ku do të jenë mbi dy milionë nga aspekti i investimeve kapitale. Me siguri do të përfshihen aparatura dhe gjëra të tjera dhe do të ketë edhe rritje të gamës së shërbimeve. Në këtë rast na mungojnë analizat gjenetike, të biologjisë molekulare, që duhen patjetër, për arsye se meqë është vendimi që të kryhet IVF, normalisht që ne duhet ta përcjellim në aspektin logjistik edhe me analiza. Ka edhe analiza të tjera të cilat duhet të shtohen, për shembull alkooli në gjak, gjithë këto aksidente që bëhen dhe të gjitha këto janë në plan”, tha Veseli.
Veseli thekson nevojën e vënies në funksion të laboratorit të toksikologjisë, pasi ka shumë raste ku përdorimi i kësaj aparature është i domosdoshëm. Ai thotë se është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve për aktivizimin e laboratorit, por nuk bëri të ditur afatin kohor.
“Së voni, jam njoftuar, është e vërtetë që janë ndarë mjete nga ministria për jetësimin e laboratorit të toksikologjisë dhe farmacisë klinike që do të jenë. Kjo është në dorën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, bordi drejtues dhe ministrisë se në çfarë periudhe kohore, porse unë jam iu njoftuar është bërë edhe specifikimi i aparaturës që do të jetë… Nuk iu është dhënë ndonjë periudhë se kur do të funksionalizohet? Me javë dhe me muaj është vështirë, nuk mund të flas, se nuk është në mandatin tim, por jam i bindur se po. Interesi është madhor për arsye se kemi nevojë shumë për laboratorin e toksikologjisë dhe aspekti civil edhe ai ushtarak pse jo. Problemi është se ai duhet të funksionojë ai, duke pasur për bazë që fatkeqësisht janë duke abuzuar mjetet, barnat psikotrope, barërat, drogat e ndryshme. Në anën tjetër, kemi raste kur pinë edhe domestos ose diçka tjetër, helmimet e ndryshme që ndodhin, duhet patjetër”, potencon Veseli.
Drejtori i Klinikës së Biokimisë nënvizon mungesën e teknikëve të laboratorit, derisa potencon se vëllimi i kryerjes së shërbimeve në këtë klinikë është i madh, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi një milion analiza në 220 mijë pacientë.
“Sa i përket teknikëve të laboratorit, sinqerisht kemi nevojë shumë. Pavarësisht që është zbutur situata me pesë që kanë ardhur me një konkurs para rreth gjashtë muajve. Megjithatë, është numër shumë i vogël, duke pasur parasysh që është gama e shërbimeve dhe janë duke na shkuar në pension, por edhe ka raste për shkaqe shëndetësore apo ndonjë kusht më të mirë që gjejnë po dalin jashtë, po e lëshojnë”, tha Veseli.
Përveç kësaj, Veseli thotë se për shkak të kërkesave të mëdha për kryerjen e disa llojeve të analizave, ka raste kur materiali harxhohet.
“Pra, s’ka probleme me furnizim? Tash për tash, ndodhë ndonjëherë që për shkak të kërkesave shumë të mëdha, sidomos kur janë në pyetje hormonet e gjëndrës tiroide, tumoret, markerët, kur janë në pyetje disa kërkesa të mëdha të hormoneve të tjera sidomos ai fertil, të planifikimit familjare apo diçka tjetër, por edhe nga aspekti i biokimisë…që mund të harxhohen sidomos të gjëndrës tiroide. Jemi në përfundim të fazës së ri-tenderimit. Thjesht, kanë kaluar mbi 130 për qind kontratat shumë më shpejt se që kemi planifikuar për shkak se kërkesat janë shumë të mëdha…Aktualisht jemi duke punuar edhe të gjëndrës tiroide ato që kanë mbetur”, potencon Veseli.
Ndër të tjera, Veseli tregon se mesatarisht brenda 24 orëve bashkë me njësinë varëse në Qendrën Emergjente kryhen deri në gjashtë mijë analiza.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën