LAJMI I FUNDIT:

Analisti Hoxha: Dinari, kurth i madh për Kosovën

Analisti Hoxha: Dinari, kurth i madh për Kosovën

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se kostoja e vendimit të ndalimit të dinarit në Kosovë do të jetë pranimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në RTV Dukagjini, Hoxha këtë e quan një ”kurth” të madh.


“Për fat të keq një vendim që ka qenë brilant, ka mundur të jetë armë e mirë për Kosovën në këtë betejë negociatore. Kostoja e heqjes së dinarit do të jetë pranimi i Asociacionit. Kjo është një kurth i madh”, tha Hoxha.

“Tash po bisedojmë, besoj, është se do të bisedohet se si ky vendim të mos bie ndesh me hapa konkretë me atë që janë bërë lëshime në marrëveshjen e Brukselit, në marrëveshjen e Ohrit në planin për Asociacionin. Bashkësia Ndërkombëtare do të insistojë në këtë dhe ky do të jetë fundi i kësaj çështjeje”.

Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike
Lexo po ashtu Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike

Ai thekson se nuk ka dyshim që takimi në Bruksel ka qenë në nivel politik.

“Për mua ideja se Bislimi nuk ka shkuar në takim është më shumë një konsum i brendshëm, kushdo që të jetë nga Kosova, diskutimi është thellësisht politik dhe nuk ka të bëjë me çështje teknike. Kjo qeveri do të dalë fitimtare sepse nuk ka kuptim që të mbetet dinari, por ajo fitore do ta ketë koston e vendimit me atë që do të bëjmë lëshime, me atë që kemi pranuar në Bruksel, e cila aktualisht është jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës. Çështja është teknike në momentin kur Serbia e pranon pikën e integritetit të institucioneve tona mbi territorin e Kosovës, të cilin nuk po e bën, të cilin po thotë se nuk e pranon”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori