LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se partitë politike nuk janë të gatshme që Kosova të shkojë në zgjedhje

Analistët thonë se partitë politike nuk janë të gatshme që Kosova të shkojë në zgjedhje

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se zgjedhjet në Kosovë janë të nevojshme, mirëpo, ato nuk mund të ndodhin tani për tani.

Sipas analistëve, zgjedhjet e përgjithshme, eventualisht do të mundë të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti. Ata kritikojnë qeverinë aktuale për organizimin dhe sjelljen e saj karshi kërkesave të qytetarëve.


“Nëse gjërat shikohen objektivisht, qeveria është pa legjitimitet”, thotë profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të ketë 180 këshilltarë politikë , mbi 80 zëvendësministra dhe më shpenzime enorme të  buxhetit. Ndonëse Kraki vë theksin te organizimi i qeverisë, ai thotë se kjo nuk është as e moralshme, raporton RTK.

“Sot është komitet partiak-se di si mund të quhet ndryshe kjo qeveri. Po në fakt është totalisht institucion i padobishëm, që nuk i duhet askujt në Kosovë. Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të  qytetarëve. Qeveria ia ka rritur rrogat vetit, ia ka rritur rrogat sektorit publik, krijon poste, shpikë poste, anash ministrave është duke shpikur koordinatorë, anash koordinatorëve –këshilltarë, anash këshilltarëve –asistentë. Këto janë marrëzira që nuk i njeh asnjë shkencë këtu në Evropë, nuk ka organizim të tillë në asnjë vend normal”, ka thënë Kraki.

Pavarësisht asaj se sa është i nevojshëm krijimi i një qeverie më të përgjegjshme, tash për tash nuk mund të shkohet në zgjedhje parlamentare.

Politologu Ramush Tahiri, si arsye të parë përmend deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ata nuk duan të ndërpresin mandatin e tyre pa i bërë dy vite. S”apo ata do t’i bëjnë dy vite, do të marrin pagën edhe për një vit në bazë të ligjeve në fuqi”, thotë ai.

Një arsye tjetër, që Tahiri përmend, është faktori ndërkombëtar.

“Bashkësia ndërkombëtare apo miqtë ndërkombëtarë nuk po duan tash zgjedhje, sepse nuk po shohin alternativë nga zgjedhjet. E treta, dialogu është bllokuar me Serbinë dhe po synohet që më këtë garniturë të bëhet marrëveshja me Serbinë deri në fund të vitit. Mirëpo, nëse Serbia shkon në zgjedhje në qershor apo shtator, atëherë Kosova nuk ka me kënd të bisedojë në Bruksel dhe, edhe Kosova hyn në procesin e zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri

Mbi të gjitha, Tahiri thotë se asnjë parti politike nuk ka gatishmëri që vendi të shkojë në zgjedhje, kurse partnerët e koalicionit qeverisës po duan që t’i kryejnë disa marrëveshje, siç është ajo për TC ‘Kosova C’.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori