Mos-pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në takimin jo-formal të thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ku të pranishëm ishin liderët e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit, po vlerësohet e dëmshme për perspektivën e Kosovës.
“Unë jam i gatshëm të takohem me Kryeministrin Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy Qeverive, jo pa atë mbledhje”, kishte thënë kryeministri albin Kurti më pesë korrik.
Në konakun e tij nuk e priti, ndërsa sot është bërë e ditur se as si mysafir nuk do t’i shkojë në Tiranë.
Në drekën jo-formale kur nikoqir është Edi Rama e i pranishëm bashkë me kryeministrat e rajonit është edhe komisioneri Oliver Varhelyi, Kurti nuk do të jetë i pranishëm.
Kryeministri kosovar mungon në drekën që i paraprinë samitit të procesit të Berlinit për shkak se sipas zëdhënësit e kishte të konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.
Megjithatë, qysh tani, Kryeziu ka konfirmuar se Kurti, do të jetë pjesë e Samitit të Tiranës në kuadër të Procesit të Berlinit, e që mbahet më 16 tetor.
Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka thënë Përparim Kryeziu, Zëdhënës i Qeverisë.
Është raportuar se Kosovën do të përfaqësojë zëvendësi, Besnik Bislimi, por që është refuzuar për shkak se takimi është në nivel të kryeministrave.
Këshilltari për media, Klisman Kadiu, i ka hedhur poshtë këto raportime, duke thënë se Bislimi nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por pa treguar nëse vërtetë është ftuar për drekë nga Edi Rama.
Mungesa e Kurtit në drekën që i paraprinë takimit të 16 tetorit në kuadër të procesit të Berlinit nga analistët politik në Kosovë po vlerësohet e pa-shpjegueshëm dhe e dëmshme për Kosovën.
“Nëse kryeministri Kurti ka qenë vazhdimisht kundër idesë së Open Balkan me të njëjtin zell e ka përkrahur procesin e Berlinit, duke ia veçuar avantazhet e tij kundër Open Balkan. Dakord shumë prej argumenteve që janë thënë nga Qeveria nuk kanë qëndruar sepse janë të njëjtat në të dyja anët e nismës. Po hajde po themi që qe zoti Kurti paska pasur të drejt. Procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët rajonal qenkan zgjidhja më e mirë për Kosovën. Atëherë pse po e bojkotojmë atë. Nuk e duam Open Ballkanin nuk e duam procesin e Berlinit duam të mbetemi vetëm”, ka thënë Visar Ymeri, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Ymeri thotë se Rama nuk duhet të shihet si armik i Kosovës, pasi që ishte ndër të vetmit përfaqësues që kohëve të fundit kishte sjellje e qëndrime konstruktive ndaj Kosovës.
E në Shqipëri po vlerësojnë se pikërisht sjelljet e fundit të Ramës në raport me Kosovën janë arsyet e tensioneve në raport me Kurtin.
“Në këtë lloj “minibeteje” që Kurti ka ndërmarrë ndaj SHBA-së dhe BE-së kohëve të fundit, Rama ka mbajtur anën e amerikanëve dhe evropianëve kundër Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, gjë që në njëfarë mënyre është parë me një sy të keq nga Qeveria e Kosovës dhe personalisht nga Kurti është parë si diçka personale”, ka thënë Ledion Krisafi, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mos-pjesëmarrja e Kurtit sipas Krisafit ishte e pritshme, por është e dëmshme për faktin se nuk është asnjë përfaqësues i Kosovës.
Sipas ekspertit të çështjeve ndërkombëtare nga Shqipëria, tensionet në veriun e Kosovës i kanë kushtuar politikisht Ramës për shkak të raporteve që kishte me Aleksandar Vuçiqin./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit